28,11,2025

Prindër, kujdes simptomat: Fëmijët po rrezikohen edhe me vdekje nga ky grip

Must Read

Gripi vetëm në këtë vit ka vrarë dhjetëra apo qindra fëmijë anë e mbanë botës, dhe normalisht se shumica e prindërve janë të nervozuar me virusin.

Historitë e fëmijëve që po vdesin nga gripi po bëhen publike edhe në internet. Më e fundit është ajo e Dylan Winnik, 12 vjeçar nga Florida i cili kishte vdekur të martën nga gripi, vetëm dy ditë pasi kishte pasur simptoma të ftohjes.

Njerku i Dylanit, Mike Medwin, thotë se fëmija kishte qëndruar në shtëpi nga shkolla sepse ndihej i lodhur dhe i shkonte hunda. Familja e kishte zbuluar se kishte temperaturë normale gjatë ditës së marte, por pak orë më vonë ai kishte vdekur.

“Mos e trajtoni si asgjë gripin”, ka thënë Medwin.

Interneti është i mbushur me histori të ngjashme, dhe këto histori po i tmerrojnë prindërit të cilët janë të gatshëm të bëjnë çmos për t’i mbrojtur fëmijët.

Simptomat e gripit te fëmijët janë thuajse krejtësisht të ngjashme me ato të të rriturve.

Këto simptoma përfshijnë ethet, ftohjen, dhimbjet e muskujve, kollin, dhimbjet e kokës, lodhjen, etj.

Fëmijët gjithashtu mund të kenë diarre dhe vjellje, thonë ekspertët.

Veç kësaj, simptomat janë paksa ndryshe te bebet. Kryesisht bebet kanë ethe, koll dhe shumë mukozë – e gjithashtu nuk hanë shumë sepse vuajnë nga skuqja e fytit.

Nëse fëmija juaj zhvillon njërën nga simptomat, menjëherë shkoni te doktori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img