Fëmijët sot nuk dinë të vlerësojnë se çfarë bëjnë prindërit e tyre për ta dhe shpesh janë të frustruar dhe apatikë në raste të shumta.
Doni të dini përse është kështu, mbase është e vërtetë e hidhur madje megjithatë është e vërtetë dhe shumë reale.
Fëmijëve të sotëm u ofrohet shumëçka në pjatë dhe atëherë ndodh ajo fjala e urtë: “Ia jep njërin gisht, ai ta merr tërë dorën”.
Para së gjithash, fëmijët duhet të mësohen të falënderojnë, të jenë falënderues për atë që prindërit e tyre mund t’u ofrojnë varësisht nga mundësitë e veta, transmeton Telegrafi.
Sot mjaft prindër ndajnë para dhe kohë për shoqërim cilësor me fëmijët, mirëpo shumica syresh vërejnë që fëmijët nuk dinë të vlerësojnë.
Mbase është koha që të pushoni që të angazhoheni aq shumë për ta lumturuar fëmijën tënd me gjëra të ndryshme apo me pyetjen se çfarë ai dëshiron.
Pushoni të planifikoni ngjarjet për ta. Dhe mos provoni t’i mësoni të jenë falënderues, sepse nuk do të keni sukses, megjithatë fjala është për fëmijët e vegjël.
Lërini, le të relaksohen me kalimin e kohës pa gjithë ato animacione dhe dëshira tuaja që t’i lumturoni.
Lidhuni me fëmijën tuaj, duke lexuar bashkërisht, duke nxjerrë në shëtitje qenin të cilin ai e adhuron, pastaj duke rregulluar mozaikun, duke luajtur muzikë, dhe ai do t’ju ndihmojë në kuzhinë.
Dëgjoni fëmijën tuaj dhe tregimet e tij pa i komentuar, afërsia dhe kontakti me sy i dërgon porosi të fuqishme fëmijës që ai ju është i rëndësishëm.
Kjo mund të zgjasë një kohë, mirëpo duhet të jeni patjetër të durueshëm derisa të gjeni gjuhën e përbashkët të komunikimit me të cilën do të jeni të kënaqur edhe ju, edhe fëmija juaj. /Telegrafi/