29,11,2024

Prindër kujdes, mos kërkoni fëmijë perfekt!

Must Read

Ndihmojini fëmijët të arrijnë suksesin, pa qenë nevoja të jenë të përkryer.

Fëmijët kanë kapacitete, mundësi dhe aftësi të shumta të cilat rriten e zhvillohen nga dita në ditë. Është normale që prindërit t’i gëzohen çdo arritje të fëmijëve të tyre dhe të ndihen entuziastë për ta. Por nëna dhe babai herë pas here, i përshkruajnë fëmijët e tyre si të përkryer. Në përgjithësi, këto përshkrime janë më tepër komplimente për fëmijën sesa vlerësime reale për ta. Për fat të keq, ka disa prindër që duan me çdo kusht që fëmija i tyre të jetë perfekt, si në arritjet akademike ashtu edhe në sjellje, duke krijuar tek ai probleme emocionale serioze.

Si duhet të sillet prindi?

Prindërit duhet ta inkurajojnë fëmijën të mësojë aftësi të reja por pa i kërkuar më shumë nga sa ai mundet sepse nëse mendojnë se nuk janë të aftë ta arrijnë diçka, fëmijët dekurajohen dhe tërhiqen. Por kjo nuk do të thotë se prindërit duhet të kenë pak ose të mos kenë fare kërkesa ndaj fëmijës sepse në një rast të tillë fëmijët bëhen të varur, pa iniciativë dhe të pazotë.

Ku gabojnë prindërit?

• Ata shpesh kërkojnë perfeksionin nga fëmija i tyre duke mos lejuar dhe toleruar as gabimin më të vogël. Por nëse nuk gabojnë, fëmijët nuk arrijnë të mësojnë.
• Nëna dhe babai, padashur, mund t’i përdorin fëmijët e tyre për të kompensuar dështimet apo humbjet e jetës së tyre. Kërkesat dhe presioni për përsosmëri ndaj fëmijëve nuk vijnë vetëm nga prindërit. Bota e televizionit gjithashtu, shpalos para fëmijëve “heronjtë” dhe “heroinat” e botës fëmijërore. Në përpjekje për të imituar këta heronj, fëmijët mund të shfaqin një sërë sjelljesh të papërshtatshme.

Prandaj, prindër! Tregohuni realistë dhe të kujdesshëm ndaj aftësive të fëmijëve tuaj! Nëse zbuloni se fëmija juaj ka një talent apo aftësi të jashtëzakonshme, nxiteni dhe ushqejeni talentin e tij por bëjeni këtë me shumë kujdes. Ndihmojini fëmijët të arrijnë suksesin, pa qenë nevoja të jenë të përkryer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img