Këshilltari i presidentit Thaçi, Adri Nurellari, thotë se do të ketë shumë mysafir dhe delegacione qe do të vinë nga mbarë bota në ceremoninë inauguruese të zgjedhjes se Thaçit president.
Sipas tij, tashmë të konfirmuar janë presidentja e Krocisë dhe ai i Shqipërisë.
“Presidentja e Kroacisë, do të jetë poashtu ai nga Shqipëria si dhe do të vinë do të vinë përfaqësues nga të gjitha anët e botës nivele të ndryshme”, ka thënë Nurellari në emisionin Politikë në Tribuna Channel
Nurellari ka treguar se kjo ceremoni e cila do të zhvillohet ditën e premte do të zgjasë 50 minuta.