29,04,2024

Presidenti kinez arrin në Beograd, e presin të gjithë krerët e shtetit serb

Must Read

 

Presidenti kinez, Si Xhinping ka arritur në Serbi. Ai në aeroportin “Nikola Tesla” ka aterruar në orën 13:40, kurse me të hyrë në hapësirën ajrore të Serbisë e kanë pritur aeroplanët ushtarak serbë.

Presidentin kinez në pistë e kanë pritur edhe fëmijët me veshje kombëtare serbe, me flamuj serbë dhe kinezë, derisa ishte bërë gati edhe një program artistik, transmeton lajmi.net.

Presidentin kinezë e kanë pritur të gjithë krerët e shtetit serb, duke nisur nga presidenti, kryeministrit, ministra, etj.

Përveç vizitave të shumta, presidenti kinez dhe ai serb do të vendosin lule edhe në përmendoren e ngritur për nderë të kinezëve të vrarë gjatë sulmeve të NATO-s në vitin 1999.

Si Xhinping është presidenti i parë kinez që viziton Beogradin pas më shumë se 30 vitesh, derisa vizita e tij është quajtur historike në Serbi.

Presidenti kinez do të vizitoj edhe një fabrikë në Smederevë, e cila është blerë nga kompania kineze Hestil. /Lajmi.net/

The post Presidenti kinez arrin në Beograd, e presin të gjithë krerët e shtetit serb appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img