30,10,2024

Presidenti i Gjermanisë e uron Hashim Thaçin

Must Read

joachim-gauck-2_1460561288-5648977

​ Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për marrjen e detyrës së të parit të shtetit. Në letrën e tij, presidenti Gauck thotë se tek presidenti Thaçi drejtohet shpresa për një ndërmjetësim ndërmjet forcave politike të vendit dhe se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si mike e besueshme dhe partnere mbështetëse.
Kjo është letra e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit:

Shkëlqesisë suaj

Presidentit të Republikës së KosovësHashim ThaçitPrishtinë

Zoti President,Me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ju dërgoj edhe në emrin e qytetarëve të vendit tim, urimet e mia më të mira. Në ushtrimin e detyrës tuaj me plot përgjegjësi, ju dëshiroj shumë kreativitet dhe suksese.
Ju po merrni detyrën tuaj në një kohë kur janë tejkaluar shumë vështirësi për institucionet demokratike të Republikës së Kosovës. Pikërisht tek presidenti drejtohet shpresa për një ndërmjetësim mes forcave politike të vendit. Për kontributin tuaj në përafrim dhe mirëkuptim, ju dëshiroj maturi, durim dhe qëndrueshmëri.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, me qëllim që t’i përkushtohet sërish me tërë energjinë, pikërisht atyre reformave që përmirësojnë perspektivat socio-ekonomike të qytetarëve të vendit, që forcojmë sundimin e ligjit dhe demokracisë dhe, në këtë mënyrë, thellojnë afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se edhe në detyrën e re ju do të mbështesni qeverinë e vendit tuaj të ecën përpara në rrugën e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Jeni të sigurt që Gjermania do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, si mike e besueshme dhe partnere mbështetëse.

Joachim GauckPresident i Republikës Federale të Gjermanisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img