12,07,2025

Presidenti dënon sulmin ndaj shtëpisë së Mehës, e quan kërcënim ndaj shtetit

Must Read

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit që sot i është bërë shtëpisë së Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin.

I pari i shtetit, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se kërcënimet kundër zyrtarëve të shtetit janë kërcënime kundër vetë shtetit.

“Çdo qëndrim apo bindje politike duhet të mbrohet dhe promovohet vetëm me argumente politike. Dhuna, kërcënimet, frikësimet dhe terrorizimi i familjeve të zyrtarëve të shtetit, me mjete shpërthyese para shtëpive të tyre, janë të papranueshme në Kosovë dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, ka thënë ai./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img