Zyrtarët e këtyre dy partive politike shqiptare nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë vlerësuar një akt shumë i rëndësishëm për rrjedhat e mëtutjeshme në Komunë të Preshevës.
Marrëveshja për bashkëqeverisje me Preshevën, e nënshkruar në prezencë të zyrtarëve të dy subjekteve politike është arritur vetëm 48 orë pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës.
Dy subjektet në këtë mandat katërvjeçar do të kenë 21 ulëse në parlamentin lokal, nga 38 sa janë gjithsejtë, respektivisht 11 këshilltarë Alternativa për Ndryshim dhe 10 Partia për Veprim Demokratik.
Në bazë të kësaj marrëveshje është rënë dakord që kryetar komune të jetë kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, ndërsa kryetare e Kuvendit Komunal, Ardita Sinani.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, Partia Demokratike Shqiptare, me kryetarin e saj R agmi Mustafa do të mbetet në opozitë, ndërsa në Kuvendin Komunal do të përfaqësohet nga 14 këshilltarë.
Ndërkohë mbrëmë deri vonë raportohet të jetë festuar në qendër të Preshevës, ku qytetarë të shumtë kishin dalë për të festuar koalicionin e ri qeverisës dhe kryetarin e tyre të ri, raportojnë mediat nga Presheva.
The post Presheva në festë, urojnë kryetarin e ri appeared first on Lajminet.