13,10,2024

Prekazi, ‘pa president e pa kryeparlamentar’

Must Read

“U përpoq t’i nxjerrë me fytyrë Isa Mustafa”. Kështu mendojnë në Drenicë për kryeministrin e vendit, vetëm një ditë pas festës së madhe të pavarësisë së Kosovës, kur qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare shënuan 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i cili ishte i vetmi nga krerët e shtetit të Kosovës që nderoi Jasharët dhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në 9-vjetorin e shtetit të pavarur të Kosovës. Sipas tyre, Isa edhe kishte marrë detyrën që të vijë në Prekaz, “sa për të mos u bërë gazi i botës” dhe për të mos thënë dhe për të mos e vërtetuar atë që tashmë një kohë të gjatë flitet, se shteti ua ka kthyer shpinën Jasharëve.

Në historinë e shkurtër 9-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk ka ndodhur deri më tani që një president apo një kryeparlamentar të mos përulet dhe ta nderojë para varrit ikonën e luftës së UÇK-së, Adem Jasharin, në Prekaz, në përvjetorët e pavarësisë. Kësaj radhe nuk u panë as Thaçi e as Veseli. Ata edhe mund të arsyetohen se kanë pasur angazhime shtetërore, për shembull Thaçit i është dashur të shkojë në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën për Siguri, por praktikat e deritashme kanë treguar se secili politikan kosovar, në këso rastesh, nuk ka marrë udhë askund dhe për asgjë, pa shkuar një herë në Prekaz, siç thoshin ata, “për të marrë fuqi dhe energji për të punuar në ndërtimin e shtetit”./zeri.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img