22,06,2024

Prapa perandorëve të naftës qëndrojnë pushtetarët

Must Read

nafta

“Këto tri-katër kompani, që janë më të fuqishmet, janë të lidhura me pushtetin dhe të njëjtat i fitojnë shumicën e tenderëve në të dyja nivelet, atij lokal dhe atij qendror. Është e qartë se naftëtarët kanë ndikim të madh te shumica e grupeve parlamentare, pasi që për subjektet kryesore politike ‘derdhin thasë me para’ në kohë fushatash parazgjedhore”, u shpreh deputeti Enver Hoti

Që nga paslufta, në Kosovë disa kompani vendore, që merren me qarkullimin e derivateve, po rriten duke u shndërruar në perandori të shitjes së derivateve të naftës. Ndërkohë që përfaqësues të shoqatave, OJQ-ve, ekspertë ekonomie e specialistë të kësaj fushe, janë të mendimt se prapa këtyre kompanive të “suksesshme” që merren me qarkullimin dhe shitjen e derivateve të naftës qëndron doemos nga një person i pushtetit aktual dhe atyre të mëhershëm. Për analistët dhe opozitën është e pamundur në këtë treg të vërshuar me kompani të shumta të derivateve të rriten në këtë mënyrë vetëm disa kompani, nëse prapa nuk qëndron dikush nga pushteti.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, që është i mendimit se për të pasur një treg liberal dhe pa monopole dhe favorizime të kompanive të mëdha nevojitet që MTI-ja paraprakisht të krijojë rregullatorin e çmimit të derivateve.

“Rregullatori do të duhet për shumë arsye, pasi siguron një treg liberal të barabartë dhe me pamundësi të manipulimeve në emër të çmimeve. Po ashtu, me rregullator përfiton edhe buxheti i shtetit, pasi që ka një çmim zyrtar si dhe do të rregullonte sasinë e deponuar dhe gjendjen momentale në treg”, ka thënë Berjani. Ai ka shtuar se me vullnetin e Qeverisë dhe MTI-së rregullatori do të mund të bëhet në afatin sa me optimal, hiç më shumë se në periudhën prej 15 ditësh.

“Ka mundësi të formohet një rregullator dhe të hartohet udhëzimi administrativ, me të cilin do të përcaktohen detyrat dhe obligimet e anëtarëve të rregullatorit si dhe forma e krijimit të çmimeve”, ka sqaruar Berjani, duke përsëritur se me rregullatorin e çmimit do të fitonin qytetarët dhe shteti. Ndërkaq, zyrtarët e MTI-së kanë thënë se ka kohë që janë duke i studiuar praktikat më të mira në rajon dhe në shtetet e BE-së, për të vendosur nëse është e nevojshme të kemi rregullatorë të veçantë për përcaktimin e çmimeve të derivateve./kosova sot/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img