03,07,2025

Posta e Kosovës në konferencën ndërkombëtare për e-commerce

Must Read

21.11.2017.
Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha dhe menaxheri për regjionin e Ferizajt, Luan Jahiri kanë marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për e-commerce në Antali ku morën pjesë edhe dhjetëra udhëheqës të postave nga vende të ndryshme.

“Gjatë paraqitjes sime si pjesë e panelit kryesor u fokusova në digjitalizimin e shërbimeve të Postës së Kosovës, përgatitjet tona të vazhdueshme për e-commerce si dhe trendin në rritje të blerjeve online të qytetarëve tanë dhe përmirësimin e këtij shërbimi në nivel global”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Përveç takimeve bilaterale me homologë nga operatorë postar ndërkombëtarë, kryeshefi Hoxha është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-së, Z. Bishar Abdirahman Hussein nga i cili sërish ka kërkuar anëtarësimin e Postës së Kosovës në këtë agjenci ndërkombëtare.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Qeverise turke: Kryeministri, ministri i transportit dhe ai i doganave.

Konferenca të tilla janë të mirëseardhura për Postën e Kosovës për të qenë në hap me zhvillimin teknologjik në fushën e shërbimeve postare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img