09,11,2025

Policia zbardhë detajet për plagosjen në Prishtinë

Must Read

“Sot në ora 04:20, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë,  saktësisht në një lokal, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka bërë të ditur Policia.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast tentim vrasje ku personi: M.Sh, 56 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, është plagosur nga arma e zjarrit, i cili menjëherë është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

“Pak minuta pas marres së informatës policia në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka arritur të ndaloj automjetin golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin: Z.B, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka bërë të ditur tuje Policia.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë  konfiskuar: automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës  për ekzaminim,  një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img