05,03,2025

Policia vazhdon me ligjërata në shkollat e rajonit Ferizajt

Must Read

Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga
Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit
të nxënësve, në bashkëpunim edhe me OJQ-në ‘’Kuvendi i të Rinjve Ferizajt’’  ka
vazhduar me ligjërata në shkollat e Ferizajt me tema të ndryshme si : ‘’Drogat ‘’, “
Siguria në komunikacion” , “Huliganizmi në shkolla ” , “Ngacmimet seksuale” dhe ’’
Dhuna në Familje’’
Ligjëratat po mbahen nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor ,  të trajnuar enkas
për këto ligjërata dhe trajnerëve nga OJQ’’ Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt’’.
Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e
dukurive negative në shoqëri.
Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në
fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të
kësaj natyre si dhe  për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.
Temat e ligjëruara  kanë  zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues
në temat në lidhje me këto dukuri.
Kësisoj, policia ka mbajtur ligjërata edhe në komunën e Shtimes dhe të vazhdojë të
mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img