02,05,2024

Policia tregon se si u grabit banka në Dardani

Must Read

Policia e Kosovës ka konfirmuar grabitjen e bankës në lagjen Dardani të Prishtinës.

“Me datë, 21.07.2016, ne ora 16:47, Policia ka marrë informatën se në lagjen Dardania respektivisht në rr.”Ilaz Kodra” në Prishtinë në filialin e Bankës Kombëtare Tregtare-BKT-se, ka ndodhur një grabitje e armatosur”, thuhet për Koha.net nga zëdhënësi policor i Prishtinës, teksa shtohet se sipas informatave të para dyshohet që grabitjen e kanë kryer dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri (revole), transmeton Koha.net.

Te dyshuarit pasi kanë kryer aktin kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përveç grabitjes së parave nuk raportohet për të lënduar ose përdorim armesh.

Policia po bashkëpunon me zyrtarët e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, ndërkohë që ka filluar një hetim lidhur me rastin si dhe po punon për identifikimin e personave të dyshuar të implikuar në rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img