22,12,2024

Policia takon pronarët e pikave të karburanteve. Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja për të siguruar rend dhe qetësi në punën e tyre

Must Read

Takimi me pronarët e pikave të karburanteve

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë,
sot ka thirrur në takim pronarët e pikave të karburanteve të rajonit të Ferizajt.
Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e
qetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet
dhe masat e policisë rreth pikave të karburanteve në rajon, në parandalim të
incidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.
Drejtori Rajonal i ka siguruar pronarët e pikave të karburanteve se, policia ka në
zbatim planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe operacionet e
policisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime,
Shtërpcë dhe Hani Elezit.
Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja, përfshirë policët e rendit , Njësinë e
Komunikacionit Rrugor, hetuesit e stacioneve policore, hetuesit e Sektorit Rajonal të
Hetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH).
Në fund të këtij takimi u përcaktuan prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim
dhe policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca të
prishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për
bashkëpunim dhe apelon te qytetarët, që për ç’do informacion, që mund të qon në
një rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes
aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-
250 & 0290/322-406,.
Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do
të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img