29,04,2024

Policia: Një polic i lënduar në oborrin e UP-së, askush nuk është arrestuar

Must Read
Foto nga pëleshja mes policisë dhe studentëve,

Sipas policisë në këtë aksion nuk ka pasur të arrestuar nga ana e studentëve përveç vënies nën kontroll të disa prej pjesëmarrësve që kanë qenë jo respektues ndaj rekomandimeve të zyrtarëve policorë që kanë monitoruar protestën, transmeton lajmi.net

Policia ka bërë të ditur se u ka dhënë leje që 3-4 protestues të vendosin pankartën , por  protestuesit tjerë kanë shtyrë kordonin e policisë.

“Protestuesit kanë kërkuar që aty të vendoset një pankartë ne hyrje te kishës”.

“Edhe pse policia u ka mundësuar që 3-4 protestues te vazhdojnë ta vendosin pankartën megjithatë protestuesit tjerë mbrapa tyre e kane shtyre kordonin e policisë me qellim qe te hyjnë ne oborrin e kishës”.

“Përgjatë këtyre veprimeve protestuesit kanë lënduar zyrtarë policor i cili aktualisht është duke marrë trajtimin mjekësor në QKUK”.

“Ndërkohë që policia ka vënë nën kontroll disa persona me qëllim të qetësimit të situatës përfaqësues të protestuesve kanë vendosur pankartat dhe rreth orës14:00, protesta konsiderohet të ketë përfunduar”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img