26,12,2024

Policia kërkon çarmatosjen: Zyrtarë, dorëzoni armët

Must Read

1459516387fotototot-640x380

182 zyrtarë në mbarë vendin ende nuk kanë dorëzuar armët, të cilat në bazë të ligjit të ri, nuk u takon t’i mbajnë më.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë njoftojnë se të gjithë zyrtarët në fjalë janë njoftuar me shkrim nga strukturat e uniformave blu në qarqe për të dorëzuar pistoletat.

Po ashtu, mësohet se nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, rezulton se institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit, janë kategoria gjykatë dhe prokurori. Sipas statistikave të policisë, në total janë pajisur me pistoleta 350 zyrtarë për shkak të detyrës, si prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetarë komunash, funksionarë të hetimit tatimor, policisë pyjore etj, prej të cilëve deri më tani e kanë dorëzuar 168 persona.

Pak ditë më parë, ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve që nuk përmbushin kushtet për mbajtjen e armës, t’i dorëzojnë ato pranë organeve të policisë. Marrë shkas nga rasti i deputetit Strazimiri, ministri i Brendshëm i dërgoi edhe një letër kryeparlamentarit Meta.

Në bazë të ligjit të ri, i miratuar në vitin 2014, një zyrtar mund të mbajë armë zjarri vetëm në rast se ai është i rrezikuar për shkak të detyrës./Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img