20,11,2024

Policia jep detaje për ndalimin dhe akuzat ndaj Shullazit

Must Read

shuladan_0

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ndalimin e Emiljano Shullazit dhe dy miqve të tij dhe për veprat penale për të cilat ata akuzohen. Sipas policisë, mbrëmë u ekzekutua urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Rreth orës 01.30 pas mesnate është firmosur ndalimi i:

• Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka rregjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.lapsi.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img