22,02,2024

Policia jep detaje për arrestimin e “baronit të drogës” në Kosovë: Iu gjetën një kallshnikov me dhjetëra fishek

Must Read

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dalë me detaje rreth arrestimit të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë shqiptare në arrati, i njohur si “baroni i drogës”.

Në një komunikatë për media thuhet se deri tek arrestimi ka ardhur pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me policinë e Shqipërisë. Arrestimi i Gëzim Çelës, i cili kishte gjetur strehim në Kosovë pasi në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti, ka ndodhur sot rreth orës 17:55 në fshatin Dardani të Ferizajt.

Gëzim Çela, në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova.

Dyshohet se një shtetas i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria.

Hetuesit e antidrogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të Policisë së Kosovës.

Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë, ku është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU, e cila në koordinim me organet e drejtësisë, do të merret me procedura rreth rasteve të arrestimeve të personave në kërkim ndërkombëtar.

Ndryshe, Gëzim Çela, u arratis gjatë operacionit “Flakë në det” në Shqipëri. Policia shqiptare kishte zbuluar se Gëzim Çela dhe grupi i tij, i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një velierë e shkëmbente kanabisin me kokainë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur në vitet ’90-ta. Dikur ish-punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend, si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

Më herët ai ka qenë i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik ndërkombëtar droge.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img