06,05,2024

Policia jep detaje për aksionin e sotëm në veri, ja çfarë u gjet

Must Read

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe Policia e Kosovës njoftojnë opinionin publik se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit

Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100

• 3 granata hedhës dore (zola)

• 1 armë automatike AK-47

• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

• 14 karikatorë

• Municion të kalibrave të ndryshëm

• 63 detonatorë elektrik

• 23 detonatorë mekanik

• 1 orë për aktivizim

• 1 granatë dore M79

• 3 tuba fitila ndezës

• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të

karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img