21,12,2024

Policia greke e rrah shqiptarin deri në vdekje, fsheh trupin e tij për 10 ditë në frigorifer

Must Read

Marnikollaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje, duke bërë tetë vite burg. Prej katër muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese: detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht, në orën 20:00, të mbrëmjes, shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit “Erithros Stravros” në Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit, transmeton Gazeta Shqip.

Rastësia ka bërë që pak minuta para se të futej në rajon, Pëllumb Marnikollaj të telefononte një shokun e tij. Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e Policisë. Miku i 28-vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më.

Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marnikollajt, ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit, duke thënë se ishte me pushime. E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin , të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e Prokurorisë, grupit hetimor, familjarëve apo avokatit, por vetëm me urdhër të policisë greke. Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti News” se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjelle i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjarëve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

Familjarët në gjendje shoku kane tërhequr kufomën e të riut nga dhoma frigoriferike e varrezave. Trupi mbërriti në Shqipëri, ndërsa në familjen Marnikollaj në Rrilë të Lezhës janë hapur dyert e mortit.

Kanë qenë miqtë e viktimës, të cilët kanë shkuar në rajonin e policisë duke kërkuar pamjet filmike të hyrjes dhe daljes së shqiptarit, pamje të cilat janë të zhdukura nga çdo server.

Ato kërkojnë nga Ministria e Jashtme e vendit tonë dhe ambasada shqiptare në Greqi që rrethanat e vdekjes të Pëllumb Marnikollaj të zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet të mbyll sytë dhe gojën para akteve barbare të dhunës ndaj shtetasve shqiptarë, aq më shumë kur bëhet fjale për vdekjen e një të riu brenda një rajoni policie në shtetin fqinj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img