03,05,2024

Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen në Pejë

Must Read

Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër (4) persona, dy (2) nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy (2) personat e mitur ishin kalimtar rasti.

Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t’ju ofruar ndihma adekuate mjekësore me ç ‘rast dy (2) nga të plagosurit  (të involvuarit) në këtë rast nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal Pejë.

Personat e plagosur në këtë rast janë:

B.K. m/k/sh (1983)N.K. m/k/sh (1976)B.R. f/k/sh  (e mitur)G.L. m/k/sh  (i mitur)Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05  njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img