12,07,2025

Policia e Kosovës: 200 persona mbetën në aeroportin e Prishtinës, shkak biletat

Must Read

Mashtrimet me bileta fluturimi nga agjenci fiktive kanë qenë jo të rralla kohëve të fundit.

Me rrëfime ekskluzive të udhëtareve, të cilët kanë mbetur më orë të tëra duke pritur nëpër aeroporte, Kiksi ka raportuar disa herë për këtë lloj mashtrimi.

Por cilat realisht janë politikat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nëse udhëtarët posedojnë bileta false?

Sipas Avdi Kamerollit, i cili e udhëheq Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punonjësit e aeroportit i këshillojnë udhëtarët që të drejtohen në Policinë e Kosovës.

Sipas statistikave të këtij departamenti, gjatë këtij viti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk ka të dhëna për ndonjë mashtrim me bileta false.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, çështja e biletave të fluturimit përfshihet në kategorinë e mashtrimit.

Policia e Kosovës e ka ndarë me redaksinë një rast specifik mashtrimi, i cili ka arritur numrin deri në 200 persona që mbetën viktimë e kësaj skeme.

Kujtojmë se rastet e raportuara në Kiks kryesisht kanë pasur vendndodhje jashtë Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img