E përditësuar:
Përfundon kërkimi i personit të humbur
Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim.
Me respekt.Policia Rajonale e Ferizajt.
Kërkesë pêr bashkëpunim me qytetarë – Person i humbur
Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas.
Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj.