Lajme

Podujeva ndihmon “Handikos”-in me 12 mijë euro

By FerizajPress

April 02, 2016

Këshilltarë të pozitës e opozitës në Podujevë rrallë herë ndodh të pajtohen për të votuar të gjithë njësoj për pikat e rendit të ditës që trajtohen në mbledhjet e KK të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, në mbledhjen e fundit, ka qenë kërkesa për ndihmë financiare e OJQ “Handikos” që ua ka “ndërruar” këtë praktikë.

Të gjithë pa përjashtim janë pajtuar që kjo shoqatë të ndihmohet me mjete financiare prej 12 mijë eurosh për shpenzimet që do t’i ketë për 9 muaj të këtij viti. Kështu ka qenë vetëm kur është votuar, pasi dallimet edhe këtu kanë ekzistuar. Këshilltarët opozitarë kanë kërkuar sqarime rreth këtyre shpenzimeve, por edhe pse nuk ndihmohen edhe shoqatat e tjera që merren me persona me aftësi të kufizuara.

Edhe bashkëpartiaku i tij, Rafet Llapashtica, ka thënë se në kërkesën e kësaj shoqate janë paraparë më shumë se 1 mijë euro për udhëtim.

Ndërsa, Adelinë Stublla nga LVV- ja ka kërkuar që të ndihmohen këta persona edhe në mënyra të tjera, siç janë bursat për shkollimin.

Kurse këshilltari i LDK-së, Fidan Rekaliu, ka thënë se ata e përkrahin këtë ndihmë financiare dhe i garantojnë se do t’i përkrahin në çfarëdo kohe.