31,01,2025

Po mbahet punëtori për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Ferizajt

Must Read

Këtë të martë në Durrës të Shqipërisë ka filluar të mbahet punëtoria tri ditore për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik 2024-2030 për Komunën e Ferizajt.

Në hartimin e kësaj strategjie po marrin pjesë zyrtarë komunal, përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përfaqësues të Agjencisë Kiesa, përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, përfaqësues të Universitetit UBT, përfaqësues të Universitetit Universum dhe AAB, përfaqësues të Qendrës për Punësim, përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Odës Ekonomike te Kosovës si dhe organizata joqeveritare.

Hapjen zyrtare të kësaj punëtorie e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, i cili ka thënë se kjo strategji është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik te vendit tonë dhe të ardhmen e Komunës së Ferizajt.

Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, do të bazohet mbi këto objektiva:

-Arsim, Kulturës, Rini dhe Sport,

-Zhvillimi Ekonomik, Inovacion dhe Turizëm,

  • Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,

-Infrastrukturë dhe Shërbime Publike dhe

-Bujqësi dhe Mjedis.

Në këtë punëtori, është duke u punuar me përkushtim të shtuar nga të gjithë, në mënyrë që të bëhet një Strategji e Zhvillimit Ekonomik konform kërkesave te qytetareve të Komunës se Ferizaj.

Kjo punëtori është mbështetur financiarisht nga Universitete UBT dhe Universum.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img