03,07,2025

Planifikoheshin liqene në tokën që tash i takon Malit të Zi (Video)

Must Read

Eksperti i ujërave Avdi Gjonbalaj thotë se Kosova humb territor me marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi.

Gjonbalaj humbjen e territorit e lidh me një projekt të ish-Krahinës së Kosovës për liqene akumuluese në pjesën që me marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë vitin e kaluar i takon Malit të Zi.

“Në vitin 1963 ‘Energoprojekti’ i Beogradit, një kompani me renome për lami të ujërave, ka bërë një projekt për shfrytëzimin energjetik të ujërave të Bistricës të Pejës. Në atë studim janë paraparë të ngrihen 3 akumulime, e njëra prej atyre akumulimeve është në lumin e Bjelluhës”, thotë ai.

Sipas ekspertit Gjonbalaj, Kosova ka pasur mundësi të planifikojë projekte të tilla veç në territorin e vet.

“Kosova ka mundur të planifikojë veç në territor të vetin, e jo në territore të tjetërkujt,” tha Gjonbalaj.

Edhe Azem Vllasi, njohësi i politikës së ish-Jugosllavisë tha se republikat dhe krahinat e këtij shteti kanë mundur të porosisin projekte vetëm për territorin e vet.

“Kjo ka të bëjë me rrjedhat e ujit në drejtim të Kosovës, i porositur projekti prej institucioneve të Kosovës, domethënë në territorin e Kosovës. Nuk ka mundur Kosova e as një institucion i Kosovës me porosit kësi projekte për në territor të Malit të Zi, e as anasjelltas që Mali i Zi të bëjë projekte të tilla në Kosovë,” tha në mes tjerash Vllasi.

KALLXO.com ka provuar që të kontaktojë edhe me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Murat Mehën, në lidhje me pretendimet e ekspertit Gjonbalaj, por Meha ka thënë se komisioni e ka kryer punën e tij dhe tash u takon institucioneve tjera të vendosin për demarkacionin.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes që përcakton vijën kufitare me Malin e Zi, ajo ka mbetur pezull dhe ende nuk i ka shkuar për ratifikim Kuvendit, edhe pse është kusht për lëvizjen pa viza në Zonën Schengen të kosovarëve.

Opozita por edhe disa ekspertë tjerë po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, ngase sipas tyre Kosova humb tokë nga ajo.

Dje disa deputetë opozitarë vizituan zonën kufitare me Malin e Zi të ftuar nga banorët e Rugovës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5tBe-9spqG8&w=100&h=281]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img