27,07,2024

Pjesmarrja në lutjet e mengjesit në SHBA, mundësi për lobim

Must Read

“Unë kam qenë për herë të parë në lutjet e mëngjesit në ShBA, ka qenë një përvojë e mirë për mua si deputete. Delegacioni i Kosovës, përbëhej nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deputetët Besim Beqaj , Armend Zemaj dhe Slobodan Petroviq”, ka thënë Musliu sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Musliu, ka thënë se është kthyer nga Uashingtoni me shumë optimizëm. “Kur sheh nga afër sinqeritetin e SHBA-ve ndaj Kosovë, shoh se nuk ka dozë për të shikuar ndryshe. Me gjithë këtë kaos botëror në SHBA gjejnë kohë që të merren me Kosovën”, ka thënë Musliu.

Sipas saj pjesëmarrja në këtë ngjarje që të rëndësishme për Kosovën. “Është një tapet i jashtëzakonshëm për të gjithë pjesëmarrësi, duke përfshirë edhe për ne nga Kosova. Këtu ke mundësi që të takosh personalitete dhe të lobosh për Kosovën dhe avancimin e proceseve të Kosovës”, ka thënë ajoi.

Musliu ka bërë me dije se në lutjet e mëngjesit në ShBA, ka filluar të marrin pjesë edhe gjenerata të reja të cilët po tregojnë përvoja të tyre në këto lutje. “Këtu do të mund të tregojnë përvojat e tyre. Edhe ata që kanë pasur mundësi që të jenë në Kosovë. Atje takon edhe ata që kanë kontribuar për Kosovë, kjo është një e veçantë kur takon ata që të respektojnë vendin”, ka thënë ajo.

Sipas saj kënaqësi më e madhe është kur takon në lutjet e mëngjesit në ShBA, takon shqiptar që kanë pasur sukses në SHBA. “Është mirë kur sheh njerëz që kanë synim dhe qëllim të mirë për vendin”, ka theksuar ajo.

Musliu ka deklaruar se të rinjtë e Kosovës, duhet që të kenë më shumë vizion dhe jo vetëm sa për të gjet një vend pune. “Në jemi kjo shoqëri që jemi pa marrë parasysh ku jetojmë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img