03,07,2025

Pezullohet gjyqtari zviceran pasi refuzoi ankesën e azilkërkuesit kosovar

Must Read
Gjyqesori/ Foto ilustrim

Vendimet në rastet e ankesave për çështje të azilit në Zvicër i marrin 28 gjyqtarë. Ata, sipas rregullit, duhet të jenë të paanshëm dhe të mundësojnë gjykim korrekt. Por gjyqtarët në Zvicër janë të rekrutuar nga partitë dhe, siç tregon një hulumtim i gazetës Tages Anzeiger, një numër i tyre e zbaton politikën e partisë që i takon, edhe në punën profesionale të gjyqtarit.

Ilustrimi më i mirë lidhur me këtë dukuri është gjyqtari Fulvio Haefeli, (që vjen nga SVP) rasti i të cilit me një azilkërkues kosovar merret si më eklatanti, transmeton albinfo.ch. Qasja ndaj ankesës së kosovarit ka bërë që Haefeli të pezullohet, gjegjësisht t`i merret rasti. Ai e kishte vlerësuar si “të pagjasa” ankesën e një kosovari të ri dhe kishte kërkuar paradhënie për të vazhduar procedurën. Ndërsa avokati i të riut e kishte akuzuar pastaj gjyqtarin se atij “i mungonte distanca dhe neutraliteti i nevojshëm. Ai i kishte degraduar azilkërkuesit në objekte pa emra dhe pa fytyra, mendimet dhe interesat e të cilëve janë pa rëndësi”. Nisur nga kjo, edhe kolegët e gjyqtarit Haefeli reaguan dhe e suspenduan gjyqtarin e SVP-së nga ky rast gjykimi.

Peter Niederöst, avokat i kosovarit thotë se Haefeli është i njohur si gjyqtar që ia kanë frikën të gjithë. Ai e sheh veten si maja e shtizës së partisë së tij, i cili synon të refuzojë sa më shumë raste që të jetë e mundur. Ai vepron sipas kritereve politike dhe jo sipas atyre juridike, përcjell albinfo.ch. Prandaj ai nuk duhet të jetë në pozitën ku është”.

Sipas gazetës, dallimi në rezultatet e gjykimeve në mes të gjyqtarëve që vijnë nga parti të ndryshme është enorm. Kështu, përderisa Haefeli i SVP-së shqipton rreth 10 për qind vendime pozitive, kolegia e tij nga Partia e Gjelbër, Contessina Theis merr vendime pozitive në 37 për qind të rasteve.

Sipas partive, gjyqtarët më të ashpër dalin ata të BDP, me 11% vendime pozitive, të SVP-së me 13.1% dhe të FDP-së 15.4%

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img