12,01,2026

Petrit Selimi: nuk u shkel Kushtetuta me zgjedhjet serbe në Kosovë!

Must Read

petritiselimi-830x467

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se me mbajtjen e zgjedhjeve serbe parlamentare në Kosovë nuk është shkelur Kushtetuta e Kosovës, pasi nuk i është dhënë leje zyrtarëve të Këshillit Zgjedhor të Serbisë që të marrin pjesë në këtë proces.

Ai në një intervistë dhënë transmetuesit publik tha se Kosova nuk është përfshirë në organizimin e këtyre zgjedhjeve brenda territorit të Kosovës, mirëpo kjo gjë është ndërmjetësuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Në Republikën e Kosovës nuk ka pasur zyrtarë të KQZ-së së Serbisë dhe nuk është shkelur Kushtetuta të Kosovës, por është ndërmjetësuar nga OSBE-ja. Ne i kemi dhënë leje OSBE-së që të mbledh vota. Qeveria e Kosovës i nuk ka organizuar këto zgjedhje”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, deklarimeve të opozitës se u shkel Kushtetuta me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, Selimi iu përgjigj duke thënë se opozita deklaron këtë gjë në secilën situatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img