21,02,2024

Pesë familje të riatdhesuara bëhen me kulm mbi kokë

Must Read

Në Komunën e Ferizajt, gjatë këtij viti pesë familje janë bërë më shtëpi të reja, falë fondit për personat e kthyer.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarja për kthim dhe komunitete në Komunën e Ferizajt, Xhevahire Dervishi Rexhepi. Sipas saj përfitues të këtyre shtëpive janë komunitete të ndryshme që jetojnë në këtë komunë.
“Gjatë kësaj periudhe kemi ndërtuar edhe 5 shtëpi, ku katër janë të kompletuar nga fondi për riintegrim ku familjet janë të vendosura, kurse një shtëpi është ende në proces. Prej tyre përfitues janë 3 familje shqiptarë dy në fshatin Bibaj dhe një në fshatin Kosinë, kurse edhe 2 familje të tjera janë në fshatin Dubrave ku përfitues është një familje rome dhe një ashkanli”, ka thënë Dervishi-Rexhepi.

Sipas saj në Komunën e Ferizajt, të riatdhesuar që nga janari i këtij viti janë 949 persona, prej tyre 624 shqiptare, 280 ashkanli, 37 romë dhe 3 serb.

“Sipas mënyrës së kthimit vullnetar kemi të kthyer 453 persona, ndërsa me dhune 491. Personat e riatdhesuar sipas përbërjes familjare kemi individ 226 persona, kurse familje 173 kuptohet me 718 persona. Kemi pranuar edhe rreth 130 kërkesa për plan të biznesit ku prej tyre 59 janë të aprovuar 5 janë të refuzuar të tjerat janë në shqyrtim nga komision qendror për riintegrim , por edhe në verifikim nëse ata janë përfitues të ndonjë organizatë vendore edhe ndërkombëtarë pasi që rregullorja në fuqi parasheh që personat që kanë përfituar nga ndonjë organizate nuk mund të përfitojnë nga fondi për riintegrim”, është shprehur zyrtarja për kthim dhe komunitet Xhevahire Dervishi-Rexhepi.

U bë e ditur zyra komunale për kthim dhe komunitete e Komunës së Ferizaj implementon rregulloren për integrimin e personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të riintegrimit dhe po ashtu zbaton edhe strategjinë e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Ku në bazë të kësaj rregulloreje është formuar edhe komisioni komunal për riintegrim i cili komision shqyrton kërkesat për akomodim apo banim përmes qerasa, ndihmë për familjet me pako ushqimore dhe higjienike .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img