Ferizaj. 17.10.2017. Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, tash e tuje me pamje krejtësisht tjetër, falë investimeve që janë bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me krye me drejtorin Dr. Burim Karameta.
Funksionim më të lehtë tash e tutje do ta ketë edhe emergjenca primare e QKMF-së, me vendosjen edhe të një rampe elektrike, që do ta ketë shumë më të lehtë kryerjen e punës e këtij shërbimi. Sipas drejtorit Dr. Burim Karametës, ky investim është tepër i rëndësishëm për këtë institucion shëndetësor, duke theksuar faktin se me këtë po dëshmohen edhe objektivat e shëndetësisë dhe premtimet që do të bëjnë ndërrimin e shëndetësisë ferizajas me një pamje krejtësisht tjetër.
“Kësaj herë këtu po dëshmojmë se jemi kundër kufizimeve të institucioneve shëndetësor, kundër grilave siç ka qenë e kufizuar kjo pamje e QKMF-së, dhe emergjencës primare, andaj ne jemi këtu në përurimin e pjesës së parë, pjesë më të madhe të objektit ku kemi bërë ndryshime radikale të oborrit të saj, e cila neve na ndihmon që të kemi një qasje me të lehtë të emergjencës primare të rasteve urgjente. Më parë ka qenë e uzurpuar kjo pjesë nga parkingjet vend e pa vend të veturave të ndryshme të qytetarëve, dhe tani e tuje do të kemi një rend dhe rregull në pamje të këtij oborri, në sistemi të veturave dhe do të kemi lehtësim në qasje, për neve nuk ka qenë e rëndësishme vetëm trajtimi i pacienteve, por se si bëhet qasja ndaj tyre. Këtu do të kemi edhe një park të vogël, ku pacientet do të mund të kalojnë kohë dhe momenti relaksimi këtu”, është shprehur drejtori Karameta.
E nga ana tjetër Agron Zeqiri shef i autoparkut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, tha se me këto investime që janë bërë në këtë oborr, është lehtësuar dukshëm edhe puna e autoambulancave.
“Vet pamje që po shihet gjelbërimi dhe ky pozicion na ka lehtësuar mjaft shumë emergjencën edhe me vendosjen e rampës elektrike , është e vetmja qendër në Kosovës që kemi më këtë gjendje, dhe nuk kemi më probleme të tilla”, tha Zeqiri.
U bë e ditur se këto investime Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, i kanë kushtuar 2500 euro.