Mund të dëgjojmë fëmijët teksa mburren në shumë raste. “Sa bukur e gjuajta topin!”, thotë Armando katërvjeçar. “Unë di të luaj shumë mirë!” Fëmijët në këtë moshë ndonjëherë duken aq të kënaqur me veten, saqë prindërit nuk dinë si të reagojnë ndaj kësaj. Në fakt, ky qëndrim është mjaft i përhapur, si tek djemtë dhe tek vajzat e moshës parashkollore. “Unë kam dy libra me miushin, dy me patokun dhe tre me princesha, domethënë unë kam shumë libra!”, thotë Klaudia . “Unë jam më i madh se ty”, i thotë Doriani Manuelit. “Unë jam në grupin e madh, ndërsa ti në grupin e vogël.” Në fakt, takti dhe ndjeshmëria ndaj të tjerëve nuk janë pikat e forta të parashkollorëve. Por, nga ana tjetër, edhe shumë prej prindërve vetë, shfrytëzojnë çdo moment për t’i thënë fëmijëve sesa të zotë janë.
A duhet t’i mësojnë prindërit fëmijëve ndjenjën e përulësisë?
Një nga detyrat e rëndësishme të fëmijës në këtë moshë është qe te kuptoje që është i suksesshëm dhe që arrin të bëjë gjëra. Fëmijët që rriten në një mjedis të sigurt dhe të dashur, vazhdojnë të kenë mendim pozitiv për veten gjatë gjithë viteve të parashkollorit.
Për më tepër, vetëvlerësimi i lartë i një parashkollori priret të jetë absolut. Një fëmijë nuk mendon “Jam shumë i mirë në këtë, por jo dhe aq i mirë në atë”. Ai thjesht mendon “Jam i mirë”. Vetëm pas fillimit të shkollës, fëmijët fillojnë të zhvillojnë një këndvështrim më realist për pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Ata nuk kanë për qëllim të lëndojnë ndjenjat e shokëve të tyre, thjesht nuk e kuptojnë që festimi i suksesit të tyre mund të bëjë dikë tjetër të ndihet keq. Ata e kanë ë vështirë të kuptojnë se njerëzit mund të ndihen ndryshe mbi të njëjtën situatë.
Nëse një fëmijë që papritur fillon të mburret së tepërmi, mund të jetë gjithashtu duke reaguar ndaj presionit të bashkëmoshatarëve. Prindërit duhet të pyesin veten se çfarë po ndodh në mjedisin rreth fëmijës. A po imiton ai një fëmijë tjetër? A po e ngacmon dikush? A po harxhon ai shumë kohë në një mjedis ku vetëm fitorja është e rëndësishme? Në këtë rast është mirë ta diskutoni situatën me edukatoren e fëmijës suaj. Gjithsesi, nëse fëmija thjesht po shpreh kënaqësi lidhur me arritjet e veta, nuk është e gabuar që t’i mbështesni këto ndjenja normale. Nga ana tjetër, nëse fëmija duke se ndjen kënaqësi vetëm kur bën diçka më mirë se dikush tjetër, prindi mund ta ndihmojë duke folur me të, që ai të kuptojë nevojën për të qenë i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve. pernenat.al
Must Read