11,09,2025

Përse rritet temperatura e fëmijës pas vaksinimit dhe si duhet të veprojnë prindërit

Must Read

Vaksinimi i fëmijës ka qënë dhe është një temë shumë e debatuar, ku disa prindër shfaqin hapur refuzimin dhe frikën e tyre, ndërsa disa të tjerë aprovimin. Shpesh nënat fillojnë të shqetësohen së tepërmi pasi kanë vaksinuar fëmijën e tyre, edhe pse mund të jenë tepër koshiente që ky është një proçes aspak i dëmshëm për fëmijën, por shumë i vlefshëm për shëndetin e tij. Një prej shqetësimeve që duket se shoqëron së tepërmi ditën e vaksinimit por jo vetëm, është temperatura. Duhet të theksojmë se rritja e temperaturës pas vaksinimit është normale dhe nuk duhet të shikohet si diçka e rrezikshme për fëmijën. Kjo temperaturë në më të shumtën e rasteve nuk e kalon 38.5 gradë dhe nuk duhet të krijojë aspak panik tek familjarët e fëmijës. Vaksina përmban brenda saj mikropjesë të virusit që dëshirojmë të luftohet, por që gjithsesi ky virus është tashmë i vdekur dhe shumë i lehtë, por që gjithsesi “zgjon” dhe bën të mundur aktivizimin e sistemit mbrojtës së trupit të fëmijës, i cili fillon ta luftojë atë. Pikërisht ky proçes bën të mundur shfaqjen e pikave të kuqe në zonën e shpimit si edhe rritjen e temperaturës. Zakonisht kjo temperaturë zgjat për 24 orë nga momenti i shpimit, por ky limit kohe nuk vlen për vaksinën trivalente (MMR). Në këtë rast temperatura mund të shfaqet midis ditës së 5-të dhe 15-të pas marrjes së dozës. Kjo rritje e temperaturës mund të zhduket pas ditës së 3-të, por nëse nuk ndodh duhet të shkoni për vizitë tek mjeku pediatër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img