13,04,2024

Përplasje e ashpër mes VV-së dhe LDK-së

Must Read

largea_frasher11455189720

Zëdhënsi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniq, i është kundërpërgjigjur reagimit të LDK-së, ku kjo e fundit akuzojë dy deputetët e VV-së, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen për lidhje të ngushta me Serbinë.

Ja reagimi i plotë i Krasniqit

LDK-ja në reagimin dëshpërues të saj, nuk e paska mohuar lidhjen biznesore të Isa Mustafës me Mishkoviqin.

“Djemtë e tij sjellin në Kosovë mallra të Serbisë, të cilat i marrin nga kompania e Mishkoviqit, ish-zv.kryeministër i Millosheviqit. Për këtë sot treguam fakte.

Por sot Isës i doli sheshit edhe skandali tjetër i licensimit për terminal të kompanisë së djalit të tij. Për këtë aferë korruptive Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje të menjëhershme dhe të ndiqet penalisht!

E sa i përket akuzës qesharake për Albin Kurtin, populli i Kosovës e di që Albini nuk i është nënshtruar e as lëshuar pe Serbisë, as para as gjatë dhe as pas burgut. Kurse Isa Mustafa ka qenë vartës dhe u ka shërbyer politikave të Serbisë prej fillimit të karrierës së tij politike e deri sot. Politikisht duke ia kriju ‘Zajednicën’ kurse ekonomikisht duke i angazhu djemtê që të bëjnë biznes me Mishkoviqin.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img