02,11,2024

Përleshja në traget e kosovarit me 4 maqedonas e malazezë, nisi nga këngët serbe

Must Read

Sipas Policisë, konflikti ka nisur mes Altin Hakamit, 36 vjeç nga Kosova, që shoqërohej nga bashkëshortja dhe disa shtetasve të tjerë, maqedonas dhe malazezë.

Këtë të fundit, të dehur, këndonin serbisht, ç’ka mesa duket e ka acaruar kosovarin, shkruan Panorama. Gjatë përleshjes, Hakami ka plagosur rëndë me thikë një 28-vjeçar. E shoqja e Altin Hakamit, e cila po ashtu u plagos e ndodhet në spitalin e Durrësit, tregoi:

“Ishim nisur nga Anglia me makinë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Në Itali hipëm në tragetin e linjës Ankona – Durrës. Ishin bashkë me dy fëmijët tanë dhe disa të afërm që udhëtonin me ne kur në një moment, bashkëshorti Altini doli në kuvertë për të pirë një cigare. Në kohën që ai po vinte te ne, aty pranë ndodheshin këta djemtë. Ishin të dehur dhe po vazhdonin të pinin”, tha ajo.

“Në një moment ngecën me tim shoq, duke debatuar pa arsye, ndoshta si pasojë e pijes. Ata nisën të shanin e në këtë moment bashkëshorti u kërkoi të qetësoheshin, pasi nuk kishte pune me ta. Mirëpo ata nuk ndalën dhe qëlluan në drejtimin tonë me shishe birre duke më plagosur mua. Në këtë çast ndërhyn bashkëshorti dhe situata u agravua më tepër”.

“Ata ishin të shumë në numër dhe qëlluan me shishe edhe bashkëshortin, ndërsa më pas dhe me grushte e shqelma. Pas përleshjes, bashkëshorti dhe unë mbetën të plagosur ndërsa unë nuk dig je se çfarë ka ndodhur me ata persona,” u shpreh Linda Hakami.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për një muaj shqiptohen më shumë se 6 mijë gjoba në rajonin e Ferizajt

6 mijë e 242 gjoba janë shqiptuar gjatë muajit tetor 2024 nga Policia rajonale e Ferizajt, teksa gjatë kësaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img