05,09,2025

Përkujtohet dr.Vezir Bajrami

Must Read

Shtime (Mollopolc), 22 prill 2016 – Me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes tragjike të ish-nënkryetarit të Kuvendit Komunal të Shtimes, dr. Vezir Bajrami, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te varri ku pushon veterani i Luftës së UÇK-së në Mollopolc.
Në përkujtimin e dr. Vezirit kanë marrë pjesë, përveç familjarëve, edhe kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli, nënkryetari z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit, z. Rrahman Jakupi, përfaqësuesit e institucioneve të komunës, qytetarët e fshatit Reçak dhe qytetarë tjerë.
Janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule edhe te varri i Aziz Xhelilit, në Shtime, i cili të njëjtën ditë (22. 4. 2006) pat humbur jetën tragjikisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img