Përkujtohen dëshmorët Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu
Gjatë ditës së sotme tek varrezat e dëshmorëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 20 vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e kombit Fatmir Ratkoceri, Lutfi Haxhidema, Sylejman Haxhidema dhe Ramadan Salihu.
Me pjesëmarrjen e tyre këta dëshmorë, i ka nderuar Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve Gafurr Byyqi, Kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, Rafiz Sejdiu, familjarë të të rënëve si dhe bashkëluftëtaret e tyre.
Me këtë rast , kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi tha se kjo ditë është e dhembjes por edhe e krenarisë.
Ndërkaq familjaret e këtyre dëshmorëve thanë se tashme dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari.
Pas vendosjes së luleve tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, është mbajtur edhe manifestimi në fshatin Zaskok në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Salihu dhe Hasan Çerkini, të rënë në kufirin shqiptaro – shqiptar.