06,05,2024

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili

Must Read

Sot në Ditën e Dëshmorëve të Kombit dhe ditën e rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij,deputeti dhe bashkëluftëtari i dëshmorëve Elmi Reciça, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt u shpreh:
“Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit dhe dita e rënies heroike të dëshmorëve Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili. Ata ranë ranë për t’u mos u shuar kurrë ëndrra dhe ideali i tyre i lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të shtetit tonë. Ne sot përkulemi tek guri i varrit të tyre, gur ky që vuri themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Vëllai i heroi të kombit Ramadan Rexhepi dhe babai i dëshmorit Imri Halili, thanë se me gjithë dhimbjen që kanë, krenaria për djemtë që ia falën atdheun sa vjen e shtohet.

“Sot është përvjetori i Danit, është edhe 5 maji dita e dëshmorëve, është për neve humbje se Dani ka qenë shtyllë e shtëpisë, por është edhe krenari për shkak se ne e gëzojmë lirinë, fëmijët e Danit janë të edukuar dhe kjo është mbi të gjitha, Dani ka qenë udhërrëfyes për të gjitha gjeneratat”, tha Shaban Rexhepi, vëllai i dëshmorit Ramadan Rexhepi.

“Mërzi kam edhe unë edhe familja, por ku po i shoh këta që po ecin të lirë jam i kënaqur, lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve, por edhe familjes së Adem Jashari pasi ai ka dhënë shumë më shumë se ne që e gëzojmë këtë liri”,tha Abit Halili, babai i dëshmorit Imri Halili.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img