20,12,2024

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Gaçkë

Must Read

Në Gaçkë të Ferizajt janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj ane të rënë 20 vjet më parë.Në një tubim përkujtimor të mbajtur me këtë rast është folur për veprën dhe sakrifica e këtyre dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa është thënë se përkujtimi për ta është nderim për atdheun dhe vendlindjen e tyre.

Me një manifestim përkujtimor në 20 vjetorin e rënies janë kujtuar sot në Gaçkë dëshmorët e kombit, Imri Halili dhe Zahiri Neziri si dhe martirët Baki Shabani, Tefik Shabani, Sadik Shabani, Isa Halili dhe Ymer Hyseni.

Me këtë rast është thënë se kujtimi për të rënët është nderim për atdheun, respekt dhe përkulje për sakrificën e tyre.

Shefqet Hajredini nga këshilli organizativ ka thënë se tre prilli do të mbahet mend si një ditë në të cilën bijtë e kësaj ane dhanë më të shtrenjtën për lirinë që po e gëzojmë, andaj respekti për ta është respekt për tërë atë sakrificë që ka dhënë populli shqiptar ndër breza.


Në këtë tubim ku munguan përfaqësuesit e institucioneve por edhe nxënësit e arsimtarët e shkollës së fshatit, edhe folësit tjerë kanë kujtuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve duke vë në dukje se dëshmorët dhe martirët nuk ranë për t’u ndarë por përkundrazi për tu bashkuar në sëndërtimin e aspiratave shekullore për liri dhe shtendërtim.


Në emër të familjes së të rënëve foli, profesori Fetah Halili.

Ai ndër tjerash shtoi se këta dëshmorë dhe martirë e kanë dhënë jetën për shqiptari dhe duhet kujtuar si të tillë e jo për tu ndarë.
Në fund të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë pllakës përkujtimore në të cilën janë skalitur emrat e dëshmorëve dhe martirëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img