Pritet që Drejtoria për mbrojte të të dhënave personale (DMDHP) ta prezantojë këtë dokument nesër para publikut më të gjërë, ku mes tjerash parashihet ridizajnimi i ligjësisë në kontekst të Rregulativës së BE-së të 25 majit të vitit 2016, i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit për mbrojtjen e personave në aspekt të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjen e lirë te ato të dhëna, që duhet të zbatohet nga 25 maji i vitit 2018.
Parashihet që për dy vite të bëhet analiza e strategjisë dhe plani aksional, që do të publikohet së shpejti. Njëkohësisht është duke u përgatitur një ligj i ri për mbrojtje të të dhënave personale me të cilin do të duhet të përshtaten edhe ligje tjera.
Forcimi i pozicionit të oficerëve për mbrojtje të të dhënave pesonale në institucionet publike dhe në sektorin privat është pjesë e projektit në fjalë. Tani për tani, Maqedonia ka gjithsej 2758 oficerë që janë emëruar nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ata trajnohen vazhdimisht./Telegrafi/