28,04,2024

Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e përmbytura të Maqedonisë

Must Read

Edhe pas dy javëve shumë shtëpi akoma nuk janë pastruar tërësisht dhe janë larg kthimit në gjendje banimi.

Edhe nga shtabi i emergjencës pranojnë se kanë ngelur akoma shtëpi të pa pastruara, por sipas koordinatorit, Ali Sadiku, situatën e rëndon mos funksionimi i numrit të ministrisë së Financave për dhënien e xhiro llogarive, për banorët e dëmtuar gjatë vërshimeve.

Njëjtë thonë edhe banorët, të cilët nuk kanë arritur të kontaktojnë në numrin e ofruar nga Ministria e Financave.

Në anën tjetër, nga ministria e financave u shfajësuan duke theksuar se problemet me linjë telefonike janë shkaktuar për shkak të mbingarkesës.

Nga kjo ministri nuk përjashtojnë mundësin e hapjes së linjave të reja dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e të dhënave, si parakusht për lëshimin e të hollave në xhirollogarinë e personave të dëmtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img