25,04,2024

Përfundojnë garat në Super Ligën e Kosovës në shah, Nderim Saraçi dhe Endit Uruçi më të dalluarit

Must Read

Përfundimi i Super Ligës së Kosovës në shah në këtë edicion garash solli në Kosovë shahistë tejet cilësorë të cilët garuan për klubet më të dalluara të shahut të Kosovës.
Shahistët e Drejtësisë e rikthyen titullin e kampionit dhe me plotë meritë janë plasuar në pozitën e parë pa asnjë disfatë. Nga 7 parti të zhvilluara ata tubuan 13 pikë, me 6 fitore dhe vetëm një barazim 3:3 me kampionin e deritashëm Dardaninë nga Prishtina.
Më i dalluari në këtë sukses ishte Mnjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi me 6 5 pikë me të vetmin remizim ndaj Endrit Uruçit.


Pas tij të sukseshëm ishin edhe FM Murtez Ondozi me 6/7/
dhe Muhamet Asllani 6/7/.
Befasia më e këndshme e këtij kampionati ishte Ferizaj i cili me kryetar Feim Qorolli u monibilizua me stafin e tij paraqitje të shkëqyera në në këtë edicion garash. Ata pasi fituan titullin e kampionit në Ligën e dytë, hynë fuqishëm që në një konkurrencë të fortë të luftojnë edhe për titullin e kampionit. Dhe me angazhimin e Kryemjeshtrit GM shqiptar, Daniel Dardha, 17 vjeçar që aktualisht jeton dhe vepron në Belgjikë, por edhe me shahistë të tjerë cilësorë si FM Endit Uruçi, FM Përparim Makolli, Osman Koka, Besim Uruçi, Bardh Avdiu, Bekim Sejdiu etj, fituan titullin e nënkampionit me vetëm një pikë më pak se kampioni, Drejtësia Trokadero.
Në këtë sukses më i dalluari ishte FM Endrit Uruçi i cili nga 7 parti të zhvilluara tuboi 6,5 pikë me të vetmin remizim nga IM Nderim Saraçi, kurse Osman Koka pati 4,5 pikë nga 7 parti të luajtura.
Kampioni i deritashëm Dardania pat paraqitje të mira dhe u rendit në pozitën e tretë me 10 pikë.
Në këtë ekip GM Mario Bosiocic tuboi 6 pikë nga 7 parti, FM Gani Hamiti 5/6/, FM Ardian Jashari 4/7/.
Ekipi i Prizrenit u plasua në pozitën e katërt me 7 pikë, kurse GM Aleksander Delçev ishte më i dalluari me 4,5 pikë nga 7 parti dhe Besim Kryeziu 4,5/6/.
Nga ekipet e tjera është pritur më shumë, por sukses mund të kondiderohet vendi i pestë i ekipit Hyzri Talla me 5 pikë sa pati edhe Prishtina e gjashta.
Në ekipin llapjan u dallua Shqipdon Mehmeti me 4,5 pikë nga 7 parti të zhvilluara, kurse tek Prishtina, Fatmir Bujupi po rikthehet në formën e duhur. Ai ishte më i dalluari me5,5 pikë/7/ dhe Bedri Bedri 3,5/7/. Dy ekipet e larguara nga elita e shahut të Kosovës janë Sharri me 3 pikë dhe Therranda me vetë 1 pikë.
Tek Sharri më i dalluari ishte Besnik Aliu me 4 pikë/7/, kurse për Therrandën, Vahedin Haxhimehmeti 2,5 nga 7 parti të zhvilluara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img