Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Ferizaj, Policia jep detaje

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.