29,04,2024

Përfaqësues të Erasmus+ për Kosovë vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.06.10.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim përfaqësuesen e Zyrës së Erasmus+ për Kosovë (ZEK), znj. Remzije Istrefi – Koordinatore e Zyrës dhe znj. Mihone Kerolli – Koordinatore e projektit “Krijimi i qendrave për inovacion dhe punësueshmëri, aplikimi i teorisë në praktikë” të Erasmus +, ku UShAF është partner i këtij Projekti.

Gjatë takimit u bisedua për funksionin e Projektit, mënyrën e implementimit, përmbajtjen e tij, modalitetet dhe procedurat, të cilave do t’u qasemi në realizimin e aftësimit të gjeneratave të reja, përmirësimin e kurrikulave, organizimin e punëtorive, mobilitetit për staf akademik, administrativ dhe studentë, etj.

Rektori Bajraktari, falënderoi përfaqësueset e këtij Programi dhe e siguroi përfaqësuesen e projektit në fjalë se bashkëpunimi është i mirëpritur nga ne dhe se do angazhohemi që në çdo aspekt, tu përmbahemi kritereve që të arrijmë deri tek sukseset e përbashkëta, meqenëse Projekti ka shumë gjëra të përbashkëta me programet e shkencave aplikative që zhvillohen në UShAF.

Po ashtu përfaqësueset e programit Erasmus+, falënderuan Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin, si dhe u zotuan që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img