29,04,2024

Përfaqësues nga Komuna dhe bizneset e Ferizajt, po qëndrojnë këto ditë në vizitë zyrtare në Zvicër

Must Read

Rreth 20 biznese të përpunimit te drurit nga Ferizaj, këto ditë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Zvicër. Kjo vizitë e cila është mbështetur nga Komuna e Ferizajt dhe organizata zvicerane “Swiss Contact” përmes projektit “Fego” ka për qëllim që bizneset ferizajase të takohen me bizneset në Zvicër, në mënyrë që të shikohen edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në ditën e parë të kësajë vizite bizneset ferizajase të udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, fillimisht janë pritur nga kompania “MAHAGONI” në Wintenrthur të Zvicrës. Pronari i kësaj kompanie Mete Gashi me prejardhje nga Peja informoi të pranishmit me veprimtarinë e kësajë kompanie ku prodhimet nga Kosova po eksportohen në tregun zviceran.

Poashtu ky delegacion ka vizituar edhe kompaninë “MUNISHI” në Wil të

Zvicrës ku janë pritur nga pronari shqiptar me prejardhje nga Vitia Franklin Munishi.

Delegacioni nga Ferizaj, është pritur edhe nga kompania “TB BAUMAMAGEMENT” në Basel të Zvicrës. Pronari i kësaj kompanie Tahir Maloku të pranishmeve u bëri një pritje të veçantë duke pas parasysh që vet ai është nga Ferizaj.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti me këtë rast në emër të Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu bizneset shqiptare në Zvicër i falënderoi për pritjen dhe i njoftoi për mundësitë që ofron komuna e Ferizajt për investitorët e jashtëm, ndërsa bizneset e pranishme shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit.

Delegacioni nga Ferizaj ditëve të ardhshme do të takohet edhe me biznese të tjera me seli në Zvicër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img