Një studim i ri tregon se dhënia e një sasie të vogël të sheqerit ndihmon në lehtësimin e dhimbjes te të porsalindurit gjatë dhënies së injeksioneve.
Shkencëtarët kanadezë, australianë dhe brazilianë, kanë analizuar rezultatet e 14 studimeve, të cilat kishin të bëjnë me efektin analgjetik të sakarozit, glukozës dhe ujit te të porsalindurit, gjatë marrjes së injeksioneve.
Rezultatet e botuara në revistën Archives of Disease in Childhood, kanë treguar se sasia e vogël e sheqerit ndihmon në lehtësimin e dhimbjes te të porsalindurit, ndërmjet 1 dhe 12 muaj.
Ndërsa është vërejtur se edhe sakarozi edhe glukoza kishin shkurtuar kohën e qarjes së foshnjës për 12 sekonda.