15,05,2025

Mobilizim për tu marr shembull, kështu pastrohen rrugët nga bora në Ferizaj (Video)

Must Read

Ferizaj.26.02.2018. Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në komunikacion. Madje shumë rrugë mbesin të pa pastruara për shkak të kapaciteteve të pa mjaftueshme për t’i pastruar rrugët.

Por në një video shihet një pastrim i veçantë i rrugëve me tre makina borë pastruese. një rast i tillë është i rrallë.
Qytetari që e ka incizuar videon ka thënë se kjo video është regjistruar në ora 6 të mëngjesit të së hënës në fshatin Bibaj të Ferizajt në drejtim të Prishtinës.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, ka thënë për Telegrafin se kanë punuar gjatë 24 orëve për t’i pastruar rrugët nga bora.

“Kemi punuar gjatë natës dhe të gjitha rrugët në qytet, por edhe në fshatrat e Ferizajt, janë të kalueshme për qarkullim”, tha Marevci.

Ndryshe temperaturat e ulëta dhe me reshje borës sipas Institutit Hidro Meteorologjik të Kosovës, do të mbretërojnë deri ditën e premte. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img