15,12,2025

Për regjistrim të veturës, tash edhe kontrolli për lirimin e gazrave

Must Read

Të gjithë ngasësit që do t’i regjistrojnë makinat e tyre që prej tash e 6 muaj në vazhdim, do të kenë edhe një obligim shtesë.

Shoferët obligohen që gjatë kontrollimit teknik të masin edhe lirimin e gazrave, përndryshe, nuk mund ta bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, raporton KTV.

Këtë nuk e ka pritur mirë Sead Jusuf, i cili thotë se nuk ka llogari të mbajë veturë të prodhimit të fundit.

Udhëzimi administrativ për normat e lejuara ka hyrë në fuqi këtë muaj dhe është në fazën eksperimentale dhe pas 6 muajsh pritet të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Qëllimi i këtij udhëzimi është parandalimi dhe zvogëlimi i lirimit të gazrave të dëmshme në ajër nga burimet e lëvizshme.

Në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë thonë se zbatimi i këtij udhëzimi është shoqëruar me shumë vonesa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img