02,12,2024

Për një muaj shqiptohen më shumë se 6 mijë gjoba në rajonin e Ferizajt

Must Read

6 mijë e 242 gjoba janë shqiptuar gjatë muajit tetor 2024 nga Policia rajonale e Ferizajt, teksa gjatë kësaj periudhe policia ka hequr 57 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Policia ka treguar se gjatë muajit tetor të 2023-ës ishin shqiptuar 6 mijë e 336 gjoba për kundërvajtje. Pra, sipas Policisë ka një rënie për 1.42 për qind më pak në këtë vit.

Në njoftim janë treguar disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit tetor të 2024-ës.

Policia tha se për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 2 mijë e 242  gjoba, për parking të parregullt 1 mijë e 82 gjoba, për mosrespektim të shenjave të komunikacionit 473 gjoba, për mosmbajtjen e distancës në mes të automjeteve u shqiptuan 136 gjoba.

130 gjoba u shqiptuan edhe për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit, 119 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë-shofer.

Edhe për mospërdorimin e rripit të sigurisë u shqiptuan 89 gjoba, 77 për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar e 7 për drejtimi të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Policia tha se 1 mijë e 887 gjoba u shqiptuan për kundërvajtje të tjera.

Policia Rajonale e Ferizajt tha se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apeloi tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img